Kosovari tentoi ta mashtronte të moshuarën zvicerane: Do t’ju mbrojmë nëse na dorëzoni paratë

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Një 30 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Oberkulm në kantonin e Aargaut në Zvicër.

Ai kishte tentuar që nëpërmjet një telefonate ta mashtronte një grua të moshuar duke u prezantuar si polic i rrejshëm.

“Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasurinë tuaj”, i kishte thënë ai gruas së moshuar.

Por, ajo ishte në dijeni të mashtrimit veçse ishte bërë se e besonte këtë.

Telefonuesi i kishte thënë asaj se për të mbrojtur paratë e saj, duhej t’ia dorëzonte paratë menjëherë “policisë”, raporton Polizeinews.ch përcjell Klankosova.tv.

Gruaja e moshuar është telefonuar të hënën në drekë, më 15 nëntor 2021.

Shumë shpejt pas kësaj, një i ri tashmë po qëndronte te dera e shtëpisë së gruas së moshuar.

Gruaja e kishte njoftuar policinë rajonale, dhe hetuesit civilë nga policia kantonale tashmë ishin gati.

Ata më pas e arrestuan të dyshuarin.

30 vjeçari nga Kosova i cili jeton në Gjermani, dyshon të jetë një anëtar i një bande mashtrimi, i cili ishte angazhuar të mblidhte sendet me vlerë, në rolin e korrierit.

Policia e Aargau ka nisur hetimet ndaj tij.

Mashtruesit telefonikë që prezantohen si policë janë bërë sërish shumë aktivë, veçanërisht gjatë fundjavës.

Policia e kantonit ka regjistruar raporte të shumta për thirrje të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme