Kosovë – Angli, ky është çmimi i biletave

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Me datën 17 nëntor në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” do të luhet super derbi mes Kosovës dhe Anglisë.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ‘dardanët’, pasi një fitore ose barazim do të na bënte me të lehtë punën për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Çmimet e biletave për Veri-Jug do të kushtojnë 5 euro, Lindje 10-15 euro, Perëndim 15-20 euro ndërsa më të shtrenjtat do të jenë VIP të cilat kushtojnë 80 euro.

Biletat do të dalin në shitje javën tjetër.

Të ngjashme