Vazhdojnë “lëndimet e tmerrshme” për Kroacinë

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 16:25 | Nga

Lëndimi i sulmuesit Marko Pjaca është vlerësuar si një lajm i tmerrshëm nga mediat kroate.

“Jutarnji List” e përshkruan këtë “epidemi lëndimesh” te Kroacia si të çuditshme, duke shkruar se lajmi për mungesën e Pjacas është i tmerrshëm.

“Vazhdon seria e çuditshme e largimeve. Pas Modriqit, Rakitiqit dhe Lovrenit, Kroacia goditet përsëri nga një lëndim i tmerrshëm. Me Kosovën pa yllin e Juventusit”, shkruan “Jutarnji List”.

Ky lajm është konsideruar si shumë i keq për përzgjedhësin Ante Çaçiq.

Ndryshe nga Kroacia, Kosova sot e ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes.

Kjo pasi që FIFA ia ka dhënë lejen edhe zyrtarisht Arbër Zenelit për të luajtur për fanellën e vendit të origjinës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme