Kosovë-Shqipëri me aktivitete të përbashkëta në menaxhimin e parasë publike

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 16:57 | Nga

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim një delegacion të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryetari Bujar Leskaj.

Gjatë këtij takimi Ministri Hoti e njoftoi Leskajn për procesin e buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës dhe njëherit e njoftoi atë për planet dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në menaxhimin sa më të mirë të parasë publike.

Me këtë rast Hoti gjithashtu shprehi gatishmërinë e institucionit që drejton për të bashkëpunuar sa më ngushtë me shtetin shqiptar në shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve në ngritjen e menaxhimit dhe efikasitetit në shpenzimin e parasë publike.

Ndërsa, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, shprehi gatishmërinë e tij për një bashkëpunim sa më të madh ndërmjet dy institucioneve për të ndihmuar Qeverinë dhe organizatat e audituara në menaxhimin e mirë të parasë publike.

Ai më tej bëri të ditur se përkrahja e Republikës së Shqipërisë nuk do të mungojë edhe në  anëtarësimin e institucionit të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar të auditimit: INTOSAI dhe EUROSAI.

9ba297e8-45a2-4b41-814d-4913eedcd001

Të ngjashme