Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka prezantuar notën e kthimit të njohjes verbale nga Guinea-Bissau.
Pacolli ka treguar në Rubikon të KTV-së, se kjo notë i është dërguar tashmë edhe Serbisë.
Me notë njoftohet se shteti afrikan pas tërheqjes së njohjes së Kosovës, e cila erdhi si rrjedhojë e lobimit serb kundër shtetit kosovar, Gunea-Bissau vazhdon ta njohë pavarësinë e Kosovës.