“Është me rëndësi që zgjidhja për Kosovën të jetë në kuadër të kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të KS të OKB-së”.
Kështu ka thënë në televizionin publik të Serbisë, Konstantin Kossatschow, kryetari Këshillit për Politikë të Jashtme i Federatës ruse, transmeton Koha.net.
Ka theksuar se Rusia nuk e di pse samiti për Kosovën është mbajtur në Berlin dhe pse takimi i radhës është ftuar për në Paris. Ka thënë se nëse SHB-ja i bashkëngjitet dialogut, në këtë proces duhet të jetë edhe Rusia.
Ai mendon se “zgjidhja për Kosovën nuk mund të jetë ushtarake por vetëm politike”.
“Zgjidhjen duhet ta arrijnë vetëm Serbia e Kosova”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova ka ndihmën dhe përkrahjen e SHBA-së ndërsa mendon se BE është më e përgjegjshme në dialog.
“Rusia kurrë s’ka refuzuar të marrë pjesë në dialog. Ne kemi shumë pyetje lidhur me iniciativën e fundit për takimin në Berlin më 29 prill. Ne s’e dimë pse është mbajtur ai takim dhe pse është thirrur tjetri në Paris. Kosova po kërkon që në dialog të jetë SHBA-ja. Ndoshta kjo është e arsyeshme, por në këtë rast duhet të përfshihet edhe Rusia”, ka thënë ai.
Kossatschow, në fund të intervistës, pozitën e Serbisë në dialog e ka vlerësuar më të favorshme se sa atë të Kosovës.