Kotzias në Beograd: Kosova në Athinë hap zyrë tregtare, jo diplomatike

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 13:15 | Nga

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka nisur turneun e tij ballkanik dhe vizitën e parë e ka zhvilluar në Beograd.

Ai është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, dhe temë diskutimi ka qenë pashmangshëm Kosova dhe deklarimet në media se Kosova do të hapë zyrë diplomatike në Athinë, transmeton Koha.net.

“Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Beograd.

“Kosovën s’e kemi njohur, e as që do ta njohim”, shtoi ai pas takimit me Daçiqin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme