Mateo Kovaçiçi në muajin e kaluar e ka zbuluar dëshirën tij për të ndërruar ambient gjatë kësaj vere. Duke thënë se dëshiron të luajë rregullisht.
Mesfushori kroat u takua me trajnerin e ri të Real Madridit, Julen Lopetegui, të premten dhe i ka kërkuar atij që të largohet, shkruan Marca.
Lopetegui ka tentuar që t’ia rikthejë mendjen për të qëndruar mirëpo Kovacic e ka vendosur se gjëja më e mirë për të është largimi nga Bernabeu.
Manchester City, Bayern Munich, Juventus, Manchester United dhe Liverpool janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për 24-vjeçarin. Reali po mendon që ta shesë atë për 50 milionë euro.