KPK: Idain Smajlit nuk i ka skaduar mandati

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 11:18 | Nga

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me titull “Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.”

Në këtë publikim, autori pohon se anëtari i KPK-së, Idain Smailji, ka mandat të skaduar dhe nuk duhet të jetë pjesë e Këshillit.

“Duke marrë parasysh se këto janë pretendime serioze dhe venë në pikëpyetje legjitimitetin e përbërjes së Këshillit, ne e kemi parë të arsyeshme që ta shqyrtojmë këtë çështje. Pas shqyrtimit të procesverbalit zyrtar dhe dokumenteve që ndërlidhen me mandatin e anëtarit të KPK-së, Idain Smailji, ne fuqishëm besojmë që mandat i tij nuk ka skaduar”, thuhet në një komunikatë të Këshilli Prokurorial.

“Përderisa e respektojmë rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në monitorimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ne nuk do të pajtohemi gjithnjë me përfundimet e tyre. Në këtë rast, ne fuqishëm nuk pajtohemi me autorin e këtij raporti. Anëtari i KPK-së, Idain Smailji, ka shërbyer me mandat të ligjshëm dhe do të vazhdojë të njëjtin deri në skadimin e tij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme