KPM-ja me dy propozime për Klan Kosovën

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 14:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë se zyra ligjore e KPM-së ka dhënë dy rekomandime për sa i përket vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti tha se dispozita e parë është Klan Kosova, në afat prej 30 ditëve obligohet ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës.

“Duke marrë parasysh faktin se vendimi për pezullimin e certifkatës së biznesit Klan Kosova, vë në dilemë ligjshmërinë e regjistrimit të këtij biznesi, nga zyra ligjore e KPM-së kemi një rekomandim i cili ka dy dispozita”.

“E para, obligohet ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale të KPM-së të vitit 2021”.

“Dy, dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren për ofruesit e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 30 të ligjit të KPM-së”, tha Mehmeti.

E nënkryetar i KPM-së, Fahri Basha, tha se shumë media në Kosovë kanë shkelur ligjet duke ndërruar pronësinë pa miratim nga KPM-ja.

“Nuk është as e lehtë për neve ta analizojmë e të vijmë në përfundim. Dje u interpretu se po ju mbyllet goja mediave. Ne kemi integritet dhe nuk dëshirojmë që të ja mbyllim gojën mediave. Detyra jonë është që të kemi diversitete mediale. Sikur se nuk dëshirojmë që t’ua mbyllim gojën mediave, nuk mund të ja mbyllim gojën edhe ligjit. Ne nuk pranojmë presioni nga as njëra palë. Vendimi kur të marrim do të jetë i bazuar në informata. Vendimi duhet të jete i bazuara dhe ne kemi analizuar rastin, kemi një situatë të re. Janë bërë disa transferime të pronësisë në media pa miratimin e KPM. Disa media kanë shkelur ligjet. Të rasti në fjalë për pjesën e pezullimit mbetet që të analizohet ligjërisht.  Kërkoj që të hapen rastet për të gjitha televizionet. Cilët media kanë ndërruar pronësinë pa miratim nga KPM-ja. Duhet që t’i trajtojmë të gjitha mediat njëjtë. Nuk është tendencë për t’i frikësuar mediat, por për të treguar se kemi një ambient të shëndetshëm”, tha ai.

E anëtarja e tjetër e KPM-së, Luljeta Aliu, tha se liria dhe pavarësia e medias për KPM është parësore

“Të gjitha mediat që operojnë në Kosovë janë të mirëseardhur që t’i kontribuojnë shoqërisë. Me kampanjë se po ndodh mbyllja e gojës është një kampanjë paragjykuese. Jemi duke analizuar dokumentacionin dhe nuk dëshirojmë që të kemi një nguti. Ne duhet të kemi një bashkëpunim të mirë mesë veti. Çështja është e ndjeshme pasi ne si institucion jemi të varur nga certifikata, baza është validiteti i certifikatës.  Puna jonë në këtë rast nuk është vendim i joni, ne jemi të detyruar që të kemi dokumentacionin që kërkohet për licencim. Prandaj edhe shenjëstrimi ndaj KPM ishte i ngutshëm”, tha ajo.

Të ngjashme