Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se janë paraqitur vetëm dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit, ndërsa afati për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë mbyllet më 16 janar, raporton Ekonomia Online. Gjatë afatit të vendosur (8 janar – 12 janar) në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë deklaruar këto parti politike se […]
KQZ: Aplikuan dy koalicione, afati për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë deri më 16 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se janë paraqitur vetëm dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit, ndërsa afati për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë mbyllet më 16 janar, raporton Ekonomia Online.
Gjatë afatit të vendosur (8 janar – 12 janar) në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë deklaruar këto parti politike se do të kërkojnë çertifikim përmes Koalicionit:
- Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
- Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG);
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 14 shkurt se afati i aplikimit për çertifikim për subjektet politike, të cilat duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, përmbyllet më 16 janar, në orën 18:00.












