KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave në Vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet e dala që u përkasin votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa dhe Gjykata Supreme e Kosovës, KQZ-ja Certifikon Rezultatet Përfundimtare të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc), të mbajtura më 18 dhjetor 2016.
Në Komunën e Drenasit (Gllogocit), Kryetar Komune është zgjedhur z. Ramiz Lladrovci nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 14 mijë e 537 vota apo 62.55% të votave.
Lidhur me vendimin e KQZ-së për Certifikimin e këtyre rezultateve do të njoftohet edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Rezultatet Përfundimtare të Certifikuara për kandidatët janë si në vijim: