Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e radhës mori vendim për të certifikuar rezultatet për kryetarë të 32 komunave, 16 prej të cilave janë në mesin e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune më 19 nëntor, raporton Ekonomia Online.
Prej numrit të përgjithshëm të tyre, 16 komuna janë në mesin e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune më 19 nëntor: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.
Pjesë e vendimit për certifikim të rezultatit janë edhe 16 komunat tjera ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë: Deçan, Fushë Kosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërsa, certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.
Në mesin e këtyre 6 komunave janë Obiliqi, Kamenica dhe Istogu, në të cilat sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja do të mbahet raundi i dytë më 19 nëntor.
Kurse, për komunat tjera Drenas, Junik dhe Partesh, ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë, rezultati i tyre do të certifikohet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.
Ndërsa u bë edhe matarimi i dizajnit të fletëvotimeve, te cilat do të jenë standarde si nga zgjedhjet e kaluara me dimension 148 me 200 mm.