Komisioni Qendror Zgjedhor, ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.
Nënkryetar i KQZ-së, Sami Hamiti ka thënë se nuk ka asnjë ankesë në Gjykatën Supreme, dhe për këtë i ka përgëzuar qytetarët e Drenasit, për një proces të rregullt zgjedhor.
Ai tha se shpresojnë që edhe raundi i dytë që do të zhvillohet më 18 dhjetor, të përfundojë ashtu si raundi i parë.
Këto janë rezultatet e kandidatëve për kryetar të Komunës së Drenasit:
Ramiz Lladrovci (PDK) 45.34 %
Isa Xhemajlaj (NISMA): 26.19 %
Xhavit Drenori (Kandidat i Pavarur) 12.62 %
Elmi Thaçi (AKR) 7.62 %
Bedri Nika (LDK) 5.34 %
Vehbi Berisha (Fjala) 2.72 %
Naim Bazaj (Kandidat i Pavarur) 27 vota
Rrahim Elshani (Kandidat i Pavarur) 9 vota