KQZ: Dalja në zgjedhje, 43 për qind

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 19:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në ora 19:00 kanë votuar 43% ose 770 mijë e 171 votues, raporton Ekonomia Online.

“Ju njoftojmë se ka përfunduar procesi i votimit në Republikën e Kosovës. Tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur. Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga mbi 95% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43% apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishin votuar 822 mijë e 484 votues apo 43.50% e votuesve”, ka thënë Kreshnik Radoniqi në konferencën e KQZ-së.

Ai ka thënë se pas pak rezultatet do të fillojnë të dalin edhe në uebfaqen e KQZ-së.

“Të dhënat e detajuara të pjesëmarrjes në zgjedhje për secilën komunë janë në linkun e KQZ-së: zgjedhjet2021.org. Gjithashtu, ju njoftojmë se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit duhet t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet. E shfrytëzoj rastin që në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që morën pjesë në votime”, ka thënë ai, duke shtuar se lidhur me kohën e saktë të konferencës së radhës ku do të publikojmë rezultatet preliminare do të njoftoheni me kohë nga Zëdhënësi i KQZ-së.

Të ngjashme