Mbi 182 mijë 40 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 11. Kështu ka njoftuar kryetarja e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka.
Kjo dalje është rreth 2% më e vogël sesa zgjedhjet e 2013-tës, njoftoi Daka në konferencën e dytë për shtyp.
Ajo arsyetoi ngatërresën me vula në komunën e Decanit, duke thënë se komisionerët janë njerëz dhe mund të gabojnë.
Ndërkaq nuk pati informata për incidentin e raportuar në Kllokot, ku komisionerët janë përleshur dhe është thyer kutia e votimit.
Për votimin e kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili përdori ID-në e Universitetit të Prishtinës për t’u identifikuar, tha se është përgjegjësi e këshillit të vendvotimit për aplikimin e ligjit të zgjedhjeve.