Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka në konferencën e tretë për medie ka bërë të ditur që deri në orën 15:00 sipas informatave të komunave kanë votuar 497 121 apo 27.75% e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Deri në kohën e përafërt, në Zgjedhjet 2014, patën votuar: 451 mijë e 990 votues, apo 25.36% e tyre.
Sa i përket shkeljeve të mundshme, ajo tha se këto janë pjesë e organeve të prokurorisë. Sa i përket asaj se kur do dalin me rezultate përfundimtare ka thënë se nuk e kanë caktuar orën dhe do të dalin pasi ti marrin informatat.
Daka ka thënë se vëzhguesit nuk mund të jenë pjesë e manipulimit dhe krejt cka mund të bëjnë vetëm mund të dezinformojnë por nuk kanë qasje më operacione zgjedhore.
Kurse duke folur për atë se në lista po ka ende emra të njerëzve të vdekur Daka ka thënë se “i kemi larguar nga lista aq sa kemi pasur kohë, mund të ndodhë që ka, mirëpo derisa ai person nuk ka parë nënshkrim afër atij kjo nuk është asgjë”.
Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së, foli për vëzhguesit e OJQ-ve duke thënë se kanë pranuar në mënyra të ndryshme denoncime.
Sipas tij, KQZ është dashur ti verifikoj më tepër dhe tash prokuroria po merrte ta se kush e financon këtë dhe kush qëndron prapa.
Ndërsa, Betim Gjoshi tha se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë duke ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë.