Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së shpejti do të shpallë konkurs për pozitat e zëvendës-kryeshefit Ekzekutiv në SKQZ-së dhe drejtorit Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim. Kjo e fundit mbeti e zbrazet pasi në krye të kësaj Zyre ishte Yll Buleshkaj, i cili u zgjodh drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, raporton Ekonomia Online.
Pikë tjetër e rendit të ditës në KQZ, ishte edhe zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendeve Komunale në: Pejë Prishtinë, Podujevë, Dragash dhe Obiliq.
Gjithashtu, Këshilli për Operacione Zgjedhore, propozoi Raportin mbi implementimin e planit të punës së KQZ-së i vitit 2021, dhe hartimi i planit të punës se KQZ-se për vitin 2022.
Ilir Gashi anëtar nga PDK-ja ka thënë se buxheti është i mjaftueshëm për miratimin e këtij projektligji.
Ndërsa Sami Kurteshi anëtar nga VV-ja tha se këto plane duhet të përgatiteshin shumë muaj më parë.