Sipas rezultateve që ka shpallur KQZ-ja në webfaqen e tyre zyrtare del se Gradimir Mikiq nga Lista Serbe ka fituar garën për kryetar të Ranillugut me 77,62 % të votave.
Mikiq kishte humbur jetën në një aksident trafiku në Serbi më 15 shtator të këtij viti.
Zëdhënësi i KQZ-së , Valmir Elezi, i kontaktuar nga Klan Kosova ka thënë ky gabim është një lëshim teknik.
Gabimi “teknik” nuk është përmirësuar, së paku deri në orët e mbrëmjes, megjithëse mediet kanë raportuar për këtë.
Ndërsa KËTU mund ta gjeni fletëvotimin, ku shihet se kandidat për Listën Serbe është Vladica Aritonoviq.