Komisioni Qendrori Zgjedhjeve (KQZ) është anëtarësuar në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian me të drejta të plota, duke u bërë anëtari i 25 i këtij Asociacioni.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO-s.
Për anëtarësimin e KQZ-së në ACEEEO votuan shumica e përfaqësuesve të pranishëm në këtë mbledhje.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka falënderuar pas votimit të gjithë ata që mbështeten anëtarësimin e KQZ-së. Ajo gjithashtu theksoi edhe ndihmën e madhe që KQZ-ja e Shqipërisë ka dhënë në këtë drejtim.
Konferenca e 25-të vjetore e ACEEEO-s, e cila organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë dhe ku po marrin pjesë zyrtarë zgjedhorë nga rreth 40 vende të botës.