KQZ-ja cakton afatet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka caktuar afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe për anëtarë të dy kuvendeve komunale, Zveçan dhe Leposaviq.

“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore i referohen afatit prej 45 ditësh dhe zbatimi i tyre thuhet se do të fillojë nga data 9 mars 2023.

Të ngjashme