Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nw mbledhjen e sotme mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit që do të mbahen më 04 dhjetor 2016.
Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi KQZ-në se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre.
Pas kësaj, KQZ-ja mori vendim për certifikimin e Subjekteve.
Politike dhe kandidatëve, si në vijim:
Po ashtu, gjatë mbledhjes kryeshefi ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ-së, Enis Halimi, bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë janë duke vijuar sipas planit operacional të miratuar nga KQZ-ja.