KQZ-ja do të ri-shpallë konkursin për melodinë muzikore të institucionit

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 13:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për ri-shpalljen e konkursin për kompozimin e melodisë së përhershme të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Konkursi i parë ishte mbyllur më 5 qershor, por ishte pranuar vetëm një ofertë, e cila nuk ishte e mjaftueshme për të vazhduar më procesin.

Melodia e KQZ-së ka për qëllim ta identifikojë institucionin dhe informatat të cilat do të publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi. Konkursi do të hapet më 21 korrik dhe do të mbyllet më 21 gusht 2023.

Për vonesat në ndërrimin e anëtarëve të asamblistëve, pati ankesa anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi.

“Nëse i referohemi dokumenteve, kërkesa që ka ardh për zëvendësim të asamblistë nga Komuna e Zubin Potokut nga muaji qershor dhe jemi në muajin korrik dhe ende nuk e kemi shqyrtuar këtë kërkesë”, tha Krasniqi, teksa e përmendi edhe një rast tjetër për Komunën e Prishtinës.

Të ngjashme