Shumë më e lartë që do të mund ta shpenzojnë subjektet politike në fushatën zgjedhore në Podujevë është 43 mijë e 433 euro, raporton Ekonomia Online.
Ky vendim është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e së martës dhe mbështetet në listën jo-përfundimtare të votuesve të kësaj komune, sipas së cilës numri i tyre është 86 mijë e 866.
Pra, sipas rregullës zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës dhe deklarimit financiar shpenzimi i lejuar është 0.5 euro për votues të regjistruar.
Deri më tani akoma nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë për të parin e komunës së Podujevës. Ky afat përfundon më 17 shkurt.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj, tha se të drejtë vote në Podujeve kanë 86 866 votues, kurse shpenzimet e fushatës do të jenë 0.5 euro për votues.
“Për komunën e Podujevës mund të votojnë 86 866 votues, parasheh që kufizimi i shpenzimeve të fushatës të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar”.
Anëtari i KQZ-së Eshref Vishi, nga koalicioni Nisma-AKR-PD, tha se materialet zgjedhore fillimisht duhet t’i dorëzohet KQZ-së para se të shtypet.
“Është mirë që materialet e draftuara të kalojnë në KQZ-së para se të shtypen. Në pjesën e formularit, numrin e subjektit logon dhe emrin e plotë, akronimin dhe shënimin e rezultateve”.