KQZ-ja merr vendim që të përjashtohen nga rezultati dy vendvotimeve

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 14:37 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati dy vendvotimeve, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriur) të cilat edhe pas rinumërimit rezulton se ka mospërputhje në mes të nënshrkimeve dhe fletëvotimeve, janë 5 respektivisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrime.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se “dy vendvotime nuk ka mundësi të perfshihen në rezultatet përfundimtare për shkak të mospërputhjes së nënshkrimeve dhe fletëvotimeve andaj edhe miratohet kjo.”

Kurse, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi ka kërkuar që kjo çështje të shkojë në prokurori se si është e mundur që të jenë më shumë fletëvotime se nënshkrime.

“Ne nuk kemi definicion për votues grupor. Nëse në një zarf janë disa fletëvotime dhe njëri prej tyre s’ka dërguar një dokument por kam dëgjuar se i gjithë zarfi anulohet sepse vetëm njëri se ka dërguar një dokument, nuk duhet të ndodhë kjo”, ka thënë Sami Kurteshi.

“Po flasim per një proces që e kemi pasur një vendimmarrje edhe për votat me kusht edhe për ato jashtë vendit. E kemi vendimin e kushtetuesës se deri kur ato zarfe do të trajtohen”, ka thënë anëtari i LDK-së, Sami Hamiti.

Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se që procesi i numërimit të votave të diasporës do të përfundoj të mërkurën.

“Pas ditës së zgjedhjeve deri sot po procesohet materiali zgjedhor i ndjeshëm. Sa i përket procesimit të formularit të rezultateve janë përfundu ku kemi pasur 12 vendvotime që janë rinumëruar nga karantina. 494 vendvotime nuk kanë kaluar auditimin dhe janë rinumëruar. Pastaj janë rinumëruar edhe 58 vendvotime dhe rinumërimi ka përfunduar. Vetëm dy vendvotime nuk e kanë kaluar pas rimunërimin pasi kanë përfunduar në auditim një në komunën e Vushtrrisë dhe një në Mitrovicë të Veriut ku kemi 10 fletëvotime më shumë se nënshkrime. Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht kurse sot ka filluar ai i votimit me postë që besojmë se nesër do të përfundojë”, ka thënë Ahmetaj.

“Paradite kemi derguar rezultatet e votimit me kusht. Kurse janë edhe dy rasporte tjera ai i votimit permes postës dhe është një raport i bashkëangjitur për pranimin e pakove përmes postës dhe sigurishtë që do t’i prezantojmë “, tha ai.

https://vimeo.com/518573206

Të ngjashme