Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar vëzhguesit e radhës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu në mbledhje është miratuar plani operacional për ditën e zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto dy komuna.
Ylli Buleshkaj, nga zyra për regjistrimin e partive politike, tha se nga PDK-ja akreditohen edhe 80 vëzhgues shtesë kurse nga VV-ja 127.
“80 vëzhgues nga PDK-ja, 18 vëzhgues shtesë për Komunën e Podujevës dhe 62 për Mitrovicën e Veriut. Ndërsa nga LVV-ja kemi 127 vëzhgues janë 78 për Podujevë dhe 39 për Mitrovicën e Veriut”.
“Sa i përket medieve kemi katër vëzhgues të huaj dhe tre vendorë”
Alim Rama, anëtar i KQZ-së, nga VV-ja tha se janë caktua ekipe mobile për monitorimin e procesit zgjedhor, raporton EO.
“Këshilli operacional ka shqyrtuar planin për ditën e zgjedhjeve. E kemi trajtuar në detale”.
“Sekretariati ka caktuar disa ekipe mobile për monitorimin e procesit zgjedhor që kanë me pas rolin mbikëqyrës në terren që janë gjithsej 11 ekipe”.