KQZ-ja miraton Udhëzimin për verifikim të votës përmes telefonit për mërgimtarët

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 17:38 | Nga Fitore Berisha

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet jashtë vendit janë lehtë të manipulueshme, andaj nevojiten mekanizma, për mbrojtjen  e votës, kur ka folur për Udhëzimin, që ka ardhur nga këshilli ligjor për verifikim të votës përmes telefonit për mërgimtarët, raporton Ekonomia Online.

Daka ka thënë se ky Udhëzim, është diskutuar shumë, por për KQZ-në me e rëndësishme integriteti zgjedhor.

KQZ-ja, ka miratuar këtë propozim.

“KQZ në radhë të parë e kemi integritetin e procesit zgjedhor. Qoftë nga diaspora qoftë nga këtu duhet të jenë të sakta. Prandaj ai vendim i djeshëm  është në funksion të integriteti zgjedhor. Procesi zgjedhor jashtë vendit është i manipulueshëm dhe na nevojiten mekanizma të mbrojtjes dhe të vërtetojnë se janë ata që kanë aplikuar për tu regjistrua jashtë Kosovës”, ka thënë ajo.

“Kontaktimi do të bëhet në tri faza. Thirrja e parë do të gjatë kohës së orarit të punës sipas kohës lokale në Kosovë. Nëse aplikuesi nuk do të lajmërohet, atëherë do të bëhen tentime tjerë, në bazë të orës lokale, të shtetit të vendbanimit ku gjendet aplikuesi. Nëse nuk lajmërohet as atëherë, do të bëhet edhe një tentim tjetër pas orarit të punës sipas orës lokale të shtetit që figuron në aplikacion”, shtoi ajo.

Ariani Elshani, nga zyra Ligjore, ka thënë se janë të obliguar që të krijojnë standard.

“Ai vendim ka ardhur nga vullneti i anëtarëve. Në këshill realisht kemi qenë dakord lidhur me nenet brenda udhëzimit. Ai rekomandoi që të miratohet këshilli për çështje ligjore”, tha ai.

Ndërsa, Sami Hamiti tha se  KQZ ka marrë qëndrim që të gjithë aplikuesit të kontaktohen.

Të ngjashme