Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër në mëngjes do të dërgojë në Drenas fletëvotimet dhe materialet tjera sensitive të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilat mbahen për kryetar komune.
KQZ kërkon nga Policia e Kosovës që të sigurojë dhe përcjell eskortën me fletëvotime e cila niset nga depo e KQZ-së, raporton Ekonomia Online.
Eskorta me materialin e ndjeshëm-sensitiv (Fletëvotimet dhe materialet e tjera sensitive) niset nga Depoja Qendrore e KQZ-së në “Zonën Industriale në Prishtinë dhe do të vendoset në Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Rasim Kiqina” në Drenas, nga ku do të shpërndahet nëpër qendrat e votimit mëngjesin e së dielës.
KQZ-ja ka kë kërkuar nga Policia e Republikës së Kosovës të bëjë planifikimet e nevojshme për sigurimin dhe përcjelljen e eskortës me fletëvotime.
Transportimi i materialit të ndjeshëm mund të vëzhgohet nga vëzhguesit e akredituar.