Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar që për vitin 2021 të ketë buxhet në vlerë prej 14 milionë e 337 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti ka thënë se plani i buxhetit është më specifik sepse në 2021 janë zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se nuk është reale sepse janë përgjysmuar shumat e projekteve.
“Plani i buxhetit është pak ma specifik sepse në vitin 2021 është vit zgjedhor i rregullt dhe kemi zgjedhjet lokale”.
“Ne i kemi rekomanduar KQZ-së që ta votojë këtë draft dhe njësitë kërkuese që e kanë pasur prej shefit janë munduar që të kenë një planifikim sa më real dhe rekomandimi i këshillit është që të votohet”.
“Konsideroj që nuk është reale sepse janë përgjysmuar shumat e projekteve dhe besoj që do të reflektohet në komisionin për buxhet”.
Po ashtu në mbledhje ka pasur edhe përplasje mes kryetares së këtij komisioni dhe anëtarit të VV-së lidhur me propozimin për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton EO.
Megjithatë kërkesa e Ali Ramës nga VV-ja nuk ka kaluar, ngase kryetarja e KQZ-së Valdete Dala ka thënë se s’mund të marrin asnjë rol ekzekutiv.