Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në takim Anëtaren e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, e cila është edhe Kryesuese e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.
Viola von Cramon shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe nga përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.