KQZ-ja shtyn mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të VV-së dhe 5 partive tjera

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 13:50 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen ku u miratua rendi i ditës, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore.

Në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, por për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet, Zyra ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.

Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore, për arsye të njëjta.

Të ngjashme