KQZ-ja shtyn për nesër mbledhjen për zgjedhjet në Podujevë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 15:03 | Nga Kastriot Kokollari

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shtyrë për nesër mbledhjen në të cilën ishte paraparë të diskutohej për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës, raporton Ekonomia Online.

Presidenti Hashim Thaçi shpalli sot zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh, për shkak që kryetari i deritanishëm, Agim Veliu dha dorëheqje pasi u emërua ministër i Punëve të Brendshme.

Të ngjashme