Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi për afatet e të gjitha aktiviteteve zgjedhore dhe që i takojnë zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025, raporton Ekonomia Online.
Fushata për zgjedhjet lokale do të zhvillohet nga 13 shtatori deri më 12 tetor, në orën 6:59 minuta.
Me anë të këtij vendimi, KQZ caktoi kohën e saktë të fillimit dhe të mbarimit të një aktiviteti zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
“Aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës 23 korrik – 29 gusht, kurse votimi përmes postës 17 shtator – 11 korrik”, tha anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike (PDK), Arianit Elshani.