Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që tre deputetët e LDK-së dhe një nga Nisma Socialdemokrate, që morën poste në Qeverinë e Hotit, do të zëvendësohen me deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Armend Zemaj të zëvendësohen nga Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, ndërkaq Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate do të zëvendësohet me deputeten Arbëreshë Krasniqin.
KQZ-ja i ka rekomanduar presidentit Hashim Thaçi zëvendësimin e deputetëve të deritashëm.
KQZ-ja çregjistron katër parti politike
Katër parti politike janë çregjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak se asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar në këtë institucion formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë, raporton EO.
Sipas KQZ-së, ky është një detyrim ligjor i cili nuk është përmbushur nga asnjëra prej tyre.
Bëhet fjalë për Partinë Euroatlantike të Kosovës (PEK); Lëvizjen për Drejtësi (LD); Samostalna Liberalna Stranka (SLS) dhe Evropska Stranka Demokratske Akcije (ESDAK).
Sipas regjistrit të KQZ-së pas çregjistrimit të këtyre katër partive, numri i përgjithshëm i partive politike në Kosovë është 44.