KQZ-ja vendos për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Zveçan

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 11:56 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online. Në këtë mbledhje u miratuar kërkesa e Këshillit për Çështje Ligjore për miratimin e kërkesave për zëvendësim të anëtaëve të Kuvendit Komunal në Zveçan.

Anëtari i KQZ-së Sami Hamiti tha se, kjo kërkesë është shqyrtuar nga Kuvendi komunal dhe janë ndjekur të gjitha procedurat.

“Kemi shqyrtuar kërkesat nga Kuvendi komunal për zëvendësime, janë tri zëvendësime, janë plotësuar këto zëvendësime. Për të tijat kemi pasur dakordim të plotë”, tha ai.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se emrat që janë zëvendësuar në komunën e Zveçanit janë: Izet Peci zëvendësohet nga Jakup Peci, Ilir Peci nga Ukshin Peci dhe Djellza Peci nga Jehona Kelmendi.

Sa i përket pikës së tret “Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, është shtyrë për në mbledhjen e radhës pasi raporti i auditimit nuk i’u është dërguar të gjithë anëtarëve.

Anëtari i KQZ-së Sami Kurteshi, tha së Komiteti i Auditimit ka shqyrtuar edhe një auditimin të brendshëm i cili është kërkuar nga kryesuesi i KQZ-së në lidhje me rekrutimet që janë bërë në KQZ, sipas tij, ai auditim nuk ka kaluar më Komitetin e Auditimit edhe pse është diskutuar dy herë.

Ai tha se nga Komitetit është kërkuar që të behët edhe një herë auditimi.

“Ne kemi trajtuar edhe dy raporte të tjera. Tek raporti i auditimi të brendshmëm në lidhje me rekrutimet që janë bërë në KQZ. E kemi trajtuar atë auditmi dy herë. Nga komuniteti i auditimit nuk është miratuar. Duhet që të bëhet një auditmit i ri nga një auditmi tjetër”.

“Unë mendoj që ajo duhet të bëhet sepse ka qenë me kërkesë të kryesuesit të KQZ-së. Kërkesa ka qenë që të bëhet një rivlerësim. Me një konstatim nuk kanë mundur që të pajtohen anëtarët e Komitetit të Auditimit”, tha ai.

Të ngjashme