Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kthyer në garë për zgjedhjet komunale 87 kandidatë, përfshirë Zafir Berishën, kandidat i Nismës për kryetar në Prizren, pas vendimit të Gjykatës Supreme.
“Nga ne kërkohet që të anulohet vendimi për decertifikimin e 86 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Por, ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai”, kaë thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, tha Daka, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, KQZ-ja ka anuluar vendimin për certifikim e 63 kandidatëve që i kishin zëvendësuar ata.
Por, nëse dikush nga 87 kandidatët nuk dëshiron të kthehet në garë, zëvendësohet sipas radhës nga 63 kandidatët.
Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Betim Gjoshi, ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme i mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda që të kandidojë në zgjedhje.
Për decertifikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale nga KQZ-ja, kishte reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke e vlerësuar këtë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si rast flagrant të diskriminimit përmes standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Në zgjedhjet lokale të drejtë vote kanë 1 890 852 votues
Lista Përfundimtare e Votuesve 2017 për Zgjedhjet e Lokale përmban: 1 890 952 emra të votuesve, me dallim prej 18 011 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 11 qershor 2017.