KQZ merr vendim të rinumërohet një vendvotim në Prizren

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 14:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të rinumërohet një vendvotim në Prizren. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së.

Koordinatori i Qendrës dhe Numërimit të Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, tha se janë gjetur gabime teknike. Sa i përket numërimit të votave me kusht, QNR-ja bëri të ditur se numërimi ende nuk ka filluar për shkak të proceseve të skanimit të listës së votuesve me kusht.

“Kemi edhe pak vendvotime që duhet të përpunohen. Jemi ne proces dhe nuk mund të them se mund te kryhet shumë shpejt. Do të duhet edhe  dita e nesërme për të përfunduar këtë proces”.

“Në Prizren është një vendvotim që ka pasur mospërputhje dhe ka gabime teknike. Rekomandohet që ky vendvotim të rinumërohet”, tha Ahmetaj.

Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se 22 zarfe të votave me kusht, nga 8 vendvotime do të shpallen të pavlefshme.

KQZ-ja vendosi që procesi i numërimit të votave me kusht të jetë i hapur për mediet që janë të interesuara.

 

Të ngjashme