Ekonomia Online
FUNDIT

KQZ nis verifikimin e votuesve në diasporë, nga 2000 të kontaktuar 75% u lajmëruan në telefon

KQZ nis verifikimin e votuesve në diasporë, nga 2000 të kontaktuar 75% u lajmëruan në telefon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit. KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.

KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.

Të ngjashme