Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka publikuar më shumë se 90 për qind të votave të numëruara dhe duket se komuna e Drenasit do të shkojë në balotazh.
Nga 66 vendvotime të procesuara (91,67%) nga 72 sa janë gjithsej, prin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me 45,20 për qind.
I dyti është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, me 27,30 për qind.
Edhe sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), PDK-ja ka fituar 46.5%, por që nuk janë të mjaftueshme që kandidati Ramiz Lladrovci të fitojë në raundin e parë.
Rezultatet në kohë reale mund të gjenden në Faqen zyrtare të KQZ-së.