Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shtypë më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve. Kjo është një̈ praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore, raporton Ekonomia Online.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e KQZ-së.
Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, ndërsa do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime, përfshirë fletëvotimet rezervë.
Pra do të shtypen 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,89 % më pak.
Në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen 15 mijë e 110 persona në të gjitha vendvotimet, u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
KQZ-ja, po ashtu, emëroi anëtarët e këshillave të 2 mijë e 382 vendvotimeve; si dhe bëri akreditimin e një numri të vëzhguesve nga OJQ të ndryshme.