Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror Zgjedhor ka akredituar vëzhguesit për zgjedhjet e 11 qershorit.
Miradije Mavriqi nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka thënë se aplikimet për akreditimet për vëzhguesit vendor e ndërkombëtar janë në rregull dhe u ka bërë thirrje anëtarëve të KQZ-së që ta mbështesin akreditimin e vëzhguesve.
Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi ka thënë se në ato vendvotime ku nuk ka parregullsi do të ishte mirë të shpërbleheshin komisionerët.
“Kjo aplikohet edhe në vende tjera, ku shpërblehen më nga 20 euro ndoshta. Po ashtu mund të shqyrtohet mundësia që atje ku ka parregullsi të iu hiqet pagesa”, ka thënë Gjoshi.
Ai ka theksuar se Sekretariati mund ta shqyrtoj aspektin financiar të këtij propozim