Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri do të mblidhet sot në orën 13:00 për të marrë një vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit të deputetëve, Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.
Dy ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që t’i vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.
Për deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica, Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër, shkruan gazeta Shekulli.
Ndërsa për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali.