Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se 14 komuna do të përfitojnë 8 milionë euro nga grandi i performancës.
Tutje, Krasniqi theksoi se agjenda e gjelbër dhe gjithëpërfshirja janë programe të tjera të cilat do të kenë mbështetje komunat nga Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal.
“Projektet në komuna janë të rregullta. Mbështetja për komunat është e rregullt. Këtë javë përfundojmë me përzgjedhjen e projekteve të financuara në nivel lokal nga një thirrje për komunitetet. Mund të iu informojë se janë 14 komuna të cilat do të përfitojnë nga 8 milionë euro që janë të ndara për performancën komunale”.
“Ne nuk planifikojmë projekte implementuese në nivel lokal por i ndajmë fonde në fushat në të cilat i kemi përcaktuar më herët. Performanca dhe granti i bazuar në performancë është njëri ndër to dhe është autonomi e komunave të përcaktojnë vet se cilat janë prioritetet e tyre dhe në anën tjetër kemi këtu të infrastrukturës të komuniteteve të cilat do të financohen drejtpërdrejtë në komuna”.
“Agjenda e gjelbër dhe gjithëpërfshirja janë programe të tjera të cilat do të kenë mbështetje niveli lokal nga Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal”, tha Krasniqi.