Krasniqi me akuza rreth vlerësimeve të kumtesave shkencore të seminarit

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 10:45 | Nga

Profesori i degës së Gazetarisë në Universitetin Publik të Prishtinës, Milazim Krasniqi ka drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve të këtij Universiteti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shprehur pakënaqësinë dhe mllefin e tij ndaj ekipit që e vlerëson dijen në këtë universitet. Krasniqi e ka bërë këtë koment në prag të nisjes së edicionit të 35-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë ku pritet të paraqitet me një kumtesë.

“Sapo e kreva kumtesën për sesionin shkencor të Seminarit, i cili fillon nesër.Tetë faqe tekst, me gjithë referenca e bibliografi, më kanë marrë dy muaj preokupim dhe shumë orë angazhim maksimal. Sa jam i njoftuar, honorari për kumtesat është 80 euro. Dhe e di të sigurt që rektor Marjan Dema me harabashat e vet në komisionin e studimeve dhe në Senat, nuk na i pranojnë fare si studime”, ka shkruar Krasniqi.

Profesori Krasniqi është ankuar edhe për kushtet e punës në zyrën e tij përderisa ka theksuar se dija në Kosovë po drejtohet dhe vlerësohet nga injorantët.

“Ndërsa, zyra ku punoj, në UP, ka vite që nuk ka kondicioner dhe meqë dritareve u bie dielli gjatë, temperatura në zyrë arrin në 34 gradë. E po Kosova nuk është shpallur kot si “shtet i dijes.” Veçse edhe atë dije që kultivohet me mund në këtë vend, e menaxhojnë dhe e vlerësojnë injorantët”.

Seminari për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe do të zgjasë deri 26 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme