Krasniqi: Bojkoti i seancave nuk po i bën mirë askujt

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 11:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar partitë opozitare që nuk kanë marrë pjesë në seancën e thirrur nga Qeveria e Kosovës për emërimin e ekipit negociator.

“Ka një desfunksionalitet të Kuvendit dhe kjo është për keqardhje, por sigurisht që bojkoti sjell bojkot, por kjo nuk i bën mirë askujt. Nëse ne do duhet të bashkoheshim, do të arrisnim të krijonim një platformë për të gjitha pikat e dialogut dhe të formojmë edhe një ekip gjithpërfshirës për dialog”, tha Krasniqi.

Ai tha se shpreson që në mbledhjen e kryesisë të Kuvendit të vijnë të gjithë dhe të diskutohet për ekipin negoicator dhe pikat e tjera, raporton Ekonomia Online.

“Për një proces kaq të rëndësishëm është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në dialog”, tha Krasniqi.

Mes tjerash, ai tha se Kushtetuta e Kosovës e garanton sigurinë e kufijve të Kosovës dhe një gjë të tillë nuk ka pse ta parasheh një rezolutë e Kuvendit.

Sipas tij, duhet të krijohet një rezolutë shumë më gjithëpërfshirëse, raporton EO.

Të ngjashme