Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm bashkë ballëlartë

Prishtinë | 18 Nën 2023 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, kanë vizituar në Hagë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin.

Krasniqi tha se i gjetën të gjithë ish-krerët e UÇK bashkë ballëlartë dhe me Kosovën në mendje e zemër që sipas tij, vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin.

“Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se do të jenë me ta dhe pranë tyre deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë “sepse, dielli do të lind përsëri”.

Të ngjashme