Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka ngritur në Kuvend shqetësimin lidhur me të gjeturat e hulumtimit të Pipos, ku gjysma e qytetarëve të Kosovës, janë shprehur të interesuar të largohen nga vendi.
Znj.Krasniqi tha se kjo vjen si pasojë e qeverisë që e ka zhtyur vendin në varfëri ekstreme.
“Sipas një hulumtimi të PIPOS, gjysma e qytetarëve janë shprehur të interesuar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Humbje e madhe për një vend me moshën më të re në Evropë, dhe prioritet i një qeverie që deklaron se është për interesin e qytetarëve. Kjo është pasojë e qeverisë që po zhytë vendin në varfëri ekstreme. Ngritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët”, tha Krasniqi.