Krasniqi fton bizneset izraelite të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 15:53 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti Besim Beqaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael me ftesë të Institutit Izraelit për Eksport dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (IIEBN).

Në këtë vizitë dyditore ai ka takuar drejtuesit e këtij instituti, drejtuesit e Agjencisë e Izraelit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – MASHAV në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, përfaqësues të kompanive kryesore të fushës së bujqësisë, si dhe krerët e Qendrës Volkani në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, që përbëhet nga gjashtë institute shkencore dhe kërkimore në fushën e bujqësisë.

Në takim me kryetarin e Institutit Izraelit për Eksport dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ramzi Gabbay, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, në shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen që institucionet e ndryshme të bujqësisë në Izrael mund të japin për bujqësinë në Kosovë.

Gabbay ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar bashkëpunimin me bizneset dhe institucionet përkatëse në Kosovë në funksion të avancimit të bujqësisë në vendin tonë.

Më pas, nën organizimin e IIEBN-it, ministri Krasniqi ka takuar edhe drejtues të dhjetë kompanive me renome në sektorin e bujqësisë në Izrael, para të cilëve ka prezantuar gjendjen në bujqësinë e Kosovës dhe mundësitë që ajo ofron për investime.

Ai i ka ftuar ata që ta kenë Kosovën në hartën e tyre të investimeve në të ardhmen, duke thënë se Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të investimeve që do të përshpejtojnë zhvillimin e bujqësisë në vend dhe që do të hapin vende të reja të punës.

Memli 1

Memli 2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme