Krasniqi i PSD-së për skandalin ku përfshihet ambasadori Berishaj: Nuk mund të bëhej pa dijeninë Kurtit

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Raportimi i mediumi slloven Pozhareport duket se e ka thelluar edhe më shumë skandalin financiar në të cilin është përfshirë ambasadorin Martin Berishaj.

Por, së fundi një gazetar slloven ka publikuar pretendime shqetësuese që implikojnë ‘rrethin’ (njerëzit e afërt) e kryeministrit Albin Kurti dhe BIA-n famëkeqe serbe.

Në këtë raportim të ri përmendet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndaj kësaj ka reaguar zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, i cili përmes një video-adresimi në Facebook, ka thënë se ky është skandal i madh për të cilën nuk ka folur kurrë ambasadori Berishaj pavarësisht kërkesave që ai të flas.

“A ju kujtohet afera e 600 mijë eurve që i mori ambasadori Martin Berishaj kesh? A ju kujtohet se qysh atëherë patëm folë për këtë temë, patëm folë e patëm denoncu, e patëm kërku prej kryeministrit me folë. Patëm kërku prej Martin Berishajt me thanë ku i ke qu qato pare, se mos harroni, ka qenë vit elektoral në Kosovë n’qatë kohë, kqyreni sot, mediat në Slloveni janë tu raportu nga burimet e tyre që hetimet që janë tu u bo në Slloveni janë duke tregu që një pjesë e pareve të krejt qiti skandali kanë ardhur në Kosovë te njerëzit e afërt të Albin Kurtit. Nuk është fjala jem, është fjala nga burimet që i kanë mediat e Sllovenisë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, një skandal i tillë nuk mund të ndodhte pa dijeninë e kryeminsitrit Albin Kurti.

“Ambasadori Martin Berishaj, prej momentit kur i ka marrë qato pare, kurrë nuk ka dhanë asnjë deklaratë ku i ka qu. Nuk mundet me tu bo një skandal qikaq i madh, në 2-3 shtete me u nisë hetimet për këtë punë e mos me dal Ambasadori me kallxu ku i ka qu ato pare. Nuk mundet me u bo një skandal qikaq i madh ma dijeninë e Albin Kurtit, përndryshe pse e ka mbrojt gjatë gjithe kohës, vazhdon me mbrojt sot, more edhe presidenten e pati shti me dal me deklaratë me mbrojtë Martin Berishajn, dhe a po e shihni pse, se ato pare, sipas të gjitha gjasave, sipas të gjitha raportimeve e hetimeve që janë tu u bo, kanë përfundu në Kosovë, te njerëzit e afërt të Kurtit”, mendon Krasniqi.

Të ngjashme