Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit ku tha se sanksionet kanë ndikuar negativisht në aspektin ndërkombëtar dhe atë ekonomik të vendit.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Bisilimi me deklaratë të tillë është përpjekur për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie.Ajo cilëson se pushteti aktual është fatkeqësia e këtij vendit, teksa ka përmednur disa nga projektet e bllokuara .